Ndahet nga jeta muzikanti i njohur shqiptar

Ka qenë një nga lajmet më të hidhura që ka trishtuar botën e artit dhe muzikës shqiptare. Pjesëtari i grupit “Jericho”, Suad Jamini ka ndërruar jetë të enjten mbrëma.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e ngushtë të të ndjerit.

Advertisement

Mësohet se Jamini ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për vdekjen e tij.

Grupi rock Jericho njihet për tekstet dhe muzikën e veçantë dhe çdoherë me mesazh të fortë.

Pjesë e grupit, përveç të basistit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.