Perandori ka vdekur!
Lajmi u njoftua zyrtarisht të hënën në orën 17:12: ku Franz Beckenbauer vdiq në moshën 78-vjeçare. Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh të saj. Kampion bote si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990. Kampion dhe fitues i Kupës së Europës me FC Bayern.
Vdekja e djalit të tij Stephan (46 vjec) në vitin 2015 ishte një arsye që Beckenbauer ishte larguar nga publiku. Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit. Franz ka vuajtur shumë kohët e fundit.
Ai ndërroi jetë i rrethuar nga familja e tij.
Lamtumirë, Franz!