Mbrëmjen e shkuar kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Aleksander Lalo dha një kontribut te madh në muzikë dhe kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan (vitet ’80), megjithatë ato vazhdojnë të kendohen edhe mbas shumë vitesh.

Advertisement

Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra. Së fundmi kompozitori Lalo merrte pjesë në jurinë e spektaktit “C’est la vie” në Tv Klan.

Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH-së në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 ai do të përcillet për në banesën e fundit.

Këto janë disa prej kompozimeve të Aleksandër Lalos:

Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)