Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare Barbara Bush, ish zonja e parë e 41-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe nëna e presidentit të 43- të, George W. Bush.

Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës për shtyp i familjes, i cili tha se kohët e fundit Barbara Bush kishte patur probleme shëndetësore, por kishte vendosur të hiqte dorë nga çdo trajtim mjekësor.
Zonja Bush ishte gruaja e dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që arriti të shikonte në pozicionin e presidentit si bashkëshortin, George H. W. Bush edhe të birin.

Advertisement

 “Mamaja ime e dashur ndërroi jetë në moshën 92- vjeçare. Laura, Barbara, Jenna dhe unë jemi shumë të trishtuar, por shpirtrat tanë janë të qetë sepse e dimë që edhe i saji ashtu qe. Barbara Bush ishte një zonjë e parë fantastike dhe një grua që ashtu si askush tjetër solli dashuri, gjallëri dhe edukim për miliona njerëz. Për ne, ajo qe shumë më shumë. Jam një burrë me fat që Barbara Bush ishte nëna ime. Do të na mungojë shumë. Ju falenderoj për të gjitha lutjet dhe ngushëllimet.” u shpreh George Bush në një deklaratë.

Barack dhe Michelle Obama, ish çifti presidencial, gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre lidhur me znj. Bush dhe e përshkruan atë si shkëmbi i një familjeje dedikuar ndaj shërbimit publik

Obama: “Bush, shembulli i përulësisë dhe mirësjelljes që pasqyron shumë mirë frymën amerikane”

Ndërkohë, Bill dhe Hillary Clinton u shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë mirënjohjen që ka treguar zonja Bush: “Barbara Bush i dha një mbështetje të madhe familjes, miqve dhe vendit të saj”.

Barbara dhe George Bush festuan këtë janar përvjetorin e tyre të 73- të të martesës si çifti më jetëgjatë në historinë e presidencës amerikane.