Me siguri të gjithë keni ndjekur të paktën një nga pesë seritë e “Twilight Saga” dhe padyshim e njihni idhullin e shumë vajzave, Robert Pattinson.

Advertisement

Para disa vitesh Pattinson ishte në një lidhje me aktoren Kristen Stewart, e cila ishte gjithashtu pjesë e kastit të “Twilihgt Saga”. Pavarësisht se lidhja e tyre zgjati disa vite, ata u ndanë dy vite më parë.

Nga ana tjetër, kohët e fundit Pattinson ishte përfolur për një mardhënie me këngëtaren FKA Twings, emri real i së cilës është Tahliah Barnett, por mesa duket ylli i “Twilight Saga” nuk është ndierë mirë as në këtë lidhje, duke i dhënë fund. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Pattinson dhe Barnett, të cilët kanë treguar për mediat e huaja se gjatë dy muajve të fundit ata kaluan vazhdimisht e më pak kohë me njëri-tjetrin derisa vendosën të shkëpusin marrëdhëniet.

Por sipas “The Sun”, ky nuk është një vendim përfundimtare sepse me historinë që ata kanë kaluar me njëri-tjetrin gjërat edhe mund të rikuperohen.

Mesa duket Pattinson nuk e ka harruar akoma Kristen Stewart…