Ndahet Halle Berry

    Burime kanë thënë se ishte Gabriel që i ka dhënë fund lidhjes me aktoren me të cilën ka edhe një vajzë. “Gabriel ndiente se lidhja nuk po funksiononte më. Kur u takuan në fillim diferenca 9 vjeçare në moshë nuk i bënte përshtypje. Halle i dukej femra më e bukur e ishte kokë e këmbë i dashuruar. Por erdhi një moment që filloi t’i peshonte diferenca gjithnjë e më tepër. Veç kësaj filloi të shihej me femra të tjera e në këto kushte nuk i dukej e ndershme të vazhdonte të rrinte me Halle. Jam i bindur se Gabriel është korrekt e se nuk do t’a tradhëtonte kurrë Halle. Kam përshtypjen se do jetë tërhequr nga ndonje femër tjetër dhe ka dashur t’i japë fund me partneren përpara se të kishte zhvillime të reja”.

    Advertisement