Ndahet çifti model

Çifti ka bërë një deklaratë ku thuhej se kanë vendosur të ndahen pas shumë reflektimesh. “Kemi kaluar 7 vite martesë plot me dashuri, lumturi dhe besnikëri por pas shumë reflektimesh vendosëm të ndahemi”, – lexohet në komunikatën e publikuar nga botimi online i revistës PEOPLE. “Kemi respektuar njëri-tjetrin gjatë gjithë marrëdhënies sonë dhe vazhdojmë të duhemi, por marrëdhënia ishte ftohur. Do vazhdojmë të jemi miq. Fëmijët tanë janë prioriteti ynë kryesor, sidomos gjatë kësaj periudhe tranzicioni”, – ka vazhduar deklarata e Seal dhe Heidi Klum, të cilët ishin të martuar që nga 10 maji i 2005-ës.

Këngëtari dhe modelja kanë tre fëmijë së bashku dhe një djalë që Klum e ka nga marrëdhënia e mëparshme me Flavio Briatore. Arsyeja e ndarjes duket se ka të bëjë me mënyrën e shthurur të festimeve nga këngëtari 48-vjeçar. Problemet mendohet se kanë filluar kur çifti kaloi pushimet bashkë me fëmijët e tyre. Një burim tha për DAILY MIRROR se “ata kanë qenë gjithmonë çifti që të gjithë donin të ishin, por kohët e fundit çdo gjë u përmbys. Seal duket se dilte shumë më shpesh se zakonisht”. Burime të brendshme kanë shtuar se “ata kanë kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit të zënë me punë dhe kjo nuk i ka ndihmuar aspak”. Klum, 38 vjeç, pritet t’i paraqesë dokumentet Gjykatës së Lartë të Los Angeles, dokumente në të cilat përmendet edhe shkaku i ndarjes së çiftit.

Advertisement

Ne si kujtim të një lidhjeje dashurie që ishte perfekte në sytë e shumicës prej nesh, po ju publikojmë videon e këngës SECRET ku të dy janë protagonistë.