Ndahen pas 13 vitesh

Helena Bonham Carter dhe Tim Burton janë ndarë pas 13 vitesh bashkë, konfirmon zëdhënësi i aktores.

“Tim Burton dhe Helena Bonham Carter janë ndarë miqësisht disa muaj më parë. Ata kanë ruajtur miqësinë dhe kujdesen së bashku për fëmijët e tyre”, ka thënë zëdhënësi për Us Magazine. “Kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre gjatë kësaj periudhe.” Aktorja dhe regjisori, edhe pse nuk u martuan kurrë, kanë dy fëmijë: djalin Billy, 11 vjec dhe vajzën Nell, 7 vjec. Burton dhe Carter janë njohur në 2001 gjatë xhirimeve të “Planet of the Apes” ndërsa kanë bashkëpunuar edhe në filma të tjerë.

Advertisement