Ndahen Ozzy Osbourne dhe Sharon Osbourne

Ozzy Osbourne dhe Sharon Osbourne janë ndarë.
67-vjecari dhe 63-vjecarja i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 33 vitesh së bashku.
Sipas burimeve, cifti është dakordësuar që Ozzy të largohet nga shtëpia, por me sa duket ndarja e tyre nuk ka lidhje me problemet e tij me alkoolin.
Burimet tregojnë se rrokeri nuk pi që prej më shumë se tre vitesh.
Ozzy dhe Sharon janë njohur në vitet ’70, kur ai sapo kishte nisur të merrte famë me grupin Black Sabbath. Më pas ajo u bë menaxherja e tij.
Cifti u martua në 1982 dhe kanë tre fëmijë, Aimee Osbourne, Kelly Osbourne dhe Jack Osbourne.

Advertisement