Ndahen Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama

Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama kanë njoftuar nëpërmjet Instagram-it se pas gjashtë vitesh së bashku, janë ndarë.
Secili prej tyre ka shkruar nga një status në rrjetin social.
“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për ne, por kemi kuptuar se jemi më mirë thjesht si miq. Gjithmonë do e mbështesim njëri-tjetrin. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur ndër vite.”
23-vjeçarja dhe 36-vjeçari ishin lidhur që në 2010-ën, por vendosën të dilnin publikisht me lidhjen e tyre në 2014-ën.

Advertisement