Natasha Bedingfield – Touch

Me të njëjtin vokal potent artistja të lë sërish pa fjalë me këtë interpretim. Publikimi i singëllit TOUCH ka qenë vërtetë surprizë, pasi nuk është folur kurrë për të. TOUCH është një këngë ndryshe nga ato të mëparshmet, për shkak të stilit elektronik, pop-dance. Me një drejtim të ri në karrierën e saj pop, Natasha Bedingfield me siguri do të vijë në treg me ndonjë album të ri në muajt e ardhshëm, ndoshta po kaq elektronik sa edhe ky singëll.