Nata e Bardhë, John Newman vjen në Tiranë

Një tjetër emër i madh i muzikës botërore do të zbresë në Tiranë në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të “Natës së Bardhë”.

Bëhet fjalë për kantautorin britanik John Newman, i bërë i famshëm me këngën e tij “Love me Again”.

Advertisement

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar surprizën e parë.

“Pas Jessie J, këtë vit do të na bashkohet për festimet e ‘Natës së Bardhë’ artisti tjetër i famshëm britanik, John Newman. Shpërndaje videon, lajmin dhe sill çdo shok e shoqe në Tiranë, në datën 29 nëntor, ora 18:00”, shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.