Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe prej vitesh njihet me pseudonimin ‘pantera e zezë’. Por në një intervistë për BBC, modelja Naomi Campbell ka treguar rastin kur ka ndjerë racizëm për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës nga një vend aziatik.
“Unë realizova një fushatë publicitare dhe më pas më thanë se një nga vendet në Azi nuk do ta përdorë foton time për shkak të ngjyrës të lëkurës. Për ironi të fatit unë e kam atë gen në familjen time dhe thjesht mendova ‘vërtetë?’, por diçka e tillë nuk më ndalojë. Mendova se është thjesht një vend tjetër që duhet ti tregohet që po tregon injorancë dhe se nuk është mënyra sesi po shihen gjërat aktualisht në botë. Nuk u përpoqa ti bind, thjesht po përpiqem të jem vetja dhe të bëj atë që di të bëj,”-u shpreh Campbell për BBC.
/Opinion.al/