Naomi 40 vjeç

Modelja dhe yjet e tjerë kërcyen për rreth 45 minuta nën ritmin e këngëve të Black Eyed Peas në festën e organizuar nga i dashuri i saj rus Vladislav Doronin në Hotel Du Cap në Kanë. “Naomi po dashuronte çdo minutë të festës. Kishte kaq shumë energji dhe kërceu gjithë natën. Dukej më tepër si një festë ditëlindjeje për 20 vjeçarë”,- ka thënë një burim. Gjatë festës kanë mbërritur edhe Grace Jones dhe Eva Herzigova dhe Vladislav i thuri lavde të dashurës së tij midis të cilave e cilësoi edhe si “wild, wild woman” (grua e egër) dhe si “great Love” dashuria e tij e madhe. Urimet nga reperi P. Diddy dhe modelja Tyson kanë mbërritur në formë videosh. Të gjithë të pranishmit hëngrën një darkë të mrekullueshme shoqëruar nga dy kokteile speciale me emrat “Campelltini” dhe “Naomito” dhe nga një tortë me çokollatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -