Home Curiosity Na vjen keq t’ju themi, por bota po rrezikon të ngelet pa çokollatë. Ja arsyeja

Na vjen keq t’ju themi, por bota po rrezikon të ngelet pa çokollatë. Ja arsyeja

0
Na vjen keq t’ju themi, por bota po rrezikon të ngelet pa çokollatë. Ja arsyeja
Lajm i trishtë…
Ekspertët parashikojnë se bota mund të mbetet pa çokollatë brenda 40 viteve sepse lulet e kakaos kanë probleme të mbijetojnë në klimat e ngrohta.

Pemët e kakaos mund të rriten vetëm brenda 20 gradëve në veri dhe në jug të Ekuatorit – dhe rriten vetëm në lagështi të madhe.

Por një rritje e temperaturës prej vetëm 2.1 gradëve Celsius përgjatë 30 vjetëve të ardhshme që mund të shkaktohet nga ngrohja globale mund të jetë shkas i ‘vrasjes’ së këtyre pemëve – dhe industria e çokollatës mund të shuhet!

Rritja e merkurit bën që të shtrydhet më shumë ujë nga pemët dhe toka, ndërsa shkencëtarët besojnë se shiu nuk do të mjaftojë që ta kompensojë këtë humbje të lagështisë te pemët e kakaos.