Mund të fshihet e shkuara?

Thuhet se artistja po kontakton gjithë ish të dashurit e saj në mënyrë që të mos publikojnë më foto të vjetra të saj. Ajo është vënë shumë në siklet nga fotot që i përkasin të shkuarës që janë publikuar që kur filloi të bëhej e famshme. “Ajo e urren kur e kaluara bëhet publike. Ka kontaktuar ish të dashurit, miqtë e fëmijërisë apo ish kolegët e punës për t’i blerë të drejtat e çdo fotoje të vjetër në mënyrë që asgjë tjetër të mos bëhet publike”,- ka thënë një burim.

Ndërkohë Lady Gaga është shumë e gëzuar që do të ketë statuja dylli në disa prej muzeve Madame Tussauds. Më konkretisht do të realizohen tetë statuja prej dylli në Las Vegas, Los Angeles, New York, Berlin, Londër, Amsterdam, Shanghai dhe Hong Kong më 9 Dhjetor. Çdo statujë do të ketë një nga veshjet e çuditshme të Gaga-s. Për të krijuar secilën prej tyre janë dashur katër muaj punë dhe thuhet se kanë kushtuar 2,4 milion $.

Advertisement