Mozzik publikoi këtë verë albumin e parë, që mban titullin “Mozzart”. Këngët dedikuar Hanës, historisë së tij me Loredanën, bashkëpunimet me Kidën dhe çdo ‘single’ tjetër që u kthyen menjëherë në hite, u bënë pjesë e albumit.
Kjo nuk e ka ndalur reperin për të vijuar punën intensivisht, duke bërë që ky i fundit të ndajë një tjetër lajm për fansat. Mozzik ka gati albumin e dytë, i cili pritet të publikohet shumë shpejtë. Në videon e shpërndarë në Instagram, reperi ka treguar se pandemia për të është përkthyer në një frazë të vetme: orë të tëra të kaluara në studio për t’iu përkushtuar vetëm muzikës. “Së shpejti albumi. 100% vetëm hite”, ka shkruar ndër të tjera Mozzik dhe është pak të themi që fansat janë surprizuar shumë nga ky lajm.
Pamjet nga video tregojnë që reperi ka punuar edhe në Tiranë lidhur me këtë projekt të radhës. Siç ka premtuar edhe vetë ai, do të sigurohet që të japë detaje të reja në javët në vijim.