Fansat janë shumë të bindur që Dhurata Dora po vjen në bashkëpunim me artistin me famë ndërkombëtare

Tashmë jemi mësuar me bashkëpunimet ndërkombëtare të Dhurata Dorës. “Zemër” erdhi si hapi i parë i këngëtares në rrugën e suksesit në shumë vende të botës.

Nuk na ndajnë shumë kohë nga momenti kur Dhurata sëbashku me Azet publikuan “Fajet”. Megjithatë, fansat janë të bindur se e preferuara e tyre po bëhet gati për një tjetër bashkëpunim të suksesshëm. Mjaftoi një koment i Dhuratës në foton ku shihen Soolking dhe DJ Snake, që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se këngëtarja do të bashkojë forcat pikërisht me këtë të fundit. Pra, Dhurata dhe DJ Snake do të jetë bashkëpunimi i radhës? Vështirë të thuash si “Po”, ashtu dhe “Jo”, megjithatë koha do ta zbulojë.

Advertisement

“Fajet” arriti 3 milionë klikime në 24 orë kur u publikua në korrik. Më pas, Dhurata publikoi edhe “Ferrari” (këtë herë e vetme) si tjetër surprizë për fansat. Tani, presim të shohim se sa i saktë ka qenë ‘parashikimi’ i ndjekësve në rrjet!