Gjatë vitit që lamë pas, ai ka qenë ndër reperat më të komentuar nga mediat e showbizz-it jo vetëm për projektet e ndryshme muzikore që ka publikuar. Gjatë harkut kohor prej një viti, publiku e ka parë si reperin e klipeve, atë “djalin e keq” të rrethuar nga femrat, makinat apo si Toni Montana. Duket se këtë vit Mozzik ka vendosur ta nisë si një djalë i mirë përkrah familjarëve të tij. Pak orë më parë ai ka postuar në Instagram një fotografi ku shfaqet bashkë me nënën dhe babain, të cilët ai i  quan diell e hënë.

“Me babë e nanë…si me diell e hanë”,- shkruan reperi në Instagram.

Advertisement

Padyshim që festat e fundvitit na bëjnë më familjarë. Mozzik ka treguar se di të jetë edhe një bir i mirë,  jo vetëm ai reperi i  videoklipeve.