Per here te pare qe nga 2009, motrat Williams, Serena dhe Venus, do te diskutojne nje finale te Grand Chelem njera perballe tjetres, te shtunen ne Australian Open.
Venus, 36 vjec, ka mundur patrioten e saj amerikane Coco Vandeweghe me tre sete, 6-7 (3/7), 6-2, 6-3, te enjten ne Melburn ne gjysmefinale. Me pas, Serena, 35 vjec, i ka dhene fund aventures se bukur te kroates Mirjana Lucic-Baroni, duke e mundur 6-2, 6-1 vetem per 50 minuta loje.
Kjo do t jete finalja e nente mes motrave Williams ne Grand Chelem. E fundit, ne Wimbledon, eshte fituar nga Serena, e cila udheheq me rezultatin 6- 2 ballafaqimet mes tyre.
Nese Serena fiton per here te shtate Australian Open, ajo do te zere vendin e pare boteror, duke ia marre ate gjermanes Angelique Kerber, mbajtese e titullit ne Melburn, e cila eshte mundur ne 1/8 e finaleve nga Vandeweghe.