Luana dhe Marina Vjollca janë padyshim dy motrat më të dashura dhe më të përfolura të showbizit shqiptar.

Megjithatë, mes tyre, ato e shprehin dashurinë në një mënyrë tjetër. Shpesh komentet e tyre qesharake e thumbuese që i bëjnë njëra-tjetës në Instagram, kthehen në lajme.

Advertisement

Gjatë ditës së djeshme moderatorja Luana Vjollca ka publikuar një foto ku tregon se ka qenë në Ulpianë. Mirëpo ajo që vihet re në foton e postuar është komenti i Marinës, që i tregon të motrës se cilin vend tjetër të vizitojë aty pranë. “Shko dhe tek 3 sheshirat ose tek 4 llullat, zgjidhe vetë!”- shkruan ajo.

Mirëpo askush nuk e priste komentin e Luanës, e cila menjëherë i është kthyer Marinës duke i thënë të heshtë, pasi komentet e saj nuk ishin të përshtatshme.
“Ne instastory po ta publikoj historinë e këtij vendi, mëso dicka sa komenton budalliqe.”- ka shkruar Luana, duke nisur kështu ‘sherrin’ mes motrave…