Motra e vogël e Sarës “kërcënon” Ledionin, por ai shpëtoi mirë… këtë herë

Finalja e “The Voice Kids” mbrëmë ishte magjike dhe konukrrenca mes fëmijëve ishte shumë e fortë, por sigurisht që fituesi do të ishte vetëm një dhe ai ishte Denis Bonjaku.

Denisi ka bërë shumë fansa, të cilët e votuan, duke e nxjerrë dhe fitues, por ai ndoshta nuk e ka ditur që kishte dhe një fanse brenda familjes së trashëgimtarëve të Top Medias. Bëhet fjalë pikërisht për motrën e vogël të Lorit dhe Sarës, Redian, e cila ka zbuluar se ka votuar shumë herë për Denisin. Nëpërmjet një postimi në SnapChat, Redia ka bërë një “kërcënim” të hapur për kunatin e saj, i cili ishte dhe moderator i spektaklit, Ledion Liço. Ajo tregon votat që ka dërguar për Denisin, duke shkruar: Ledion po s’fitoi Denisi dua lekët mbrapsh”.

Advertisement

 

Por, për fatin e mirë të Ledionit, Denisi fitoi dhe ai s’kishte pse t’i kthente Redias lekët mbrapsh.