Mot i paqëndrueshëm, me reshje dhe temperatura minimale nën zero

Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten prezente në territorin shqiptar, duke sjellë në zonat bregdetare reshje shiu. Po ashtu edhe qytetet e zonës së ulët do të jenë me reshje shiu. Ndërsa zonat malore parashikohet të jenë në ndikimin vranësirave të shumta dhe reshjeve në formë dëbore.

Mot i paqëndrueshëm, me reshje dhe temperatura minimale nën zero

Advertisement

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.