Rusia ka ftuar ekipin e presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump për bisedime paqeje mbi Sirinë më 23 janar në Kazakistan duke anashkaluar ”de facto” administratën në ikje të presidentit Barack Obama, raportoi sot gazeta amerikane “Washington Post”.

Departamenti i Shtetit, ende nën administratën demokrate deri në marrjen e funksionit të Donald Trump më 20 janar, njoftoi nga ana e tij se SHBA-ja nuk është ftuar ende zyrtarisht në bisedimet në Astana, të organizuara nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, por po këshillon administratën Trump që të shkojë nëse është e mundur.

Advertisement

Sipas “Washington Post”, ambasadori rus në Uashington, Serguei Kislyak, kishte ftuar SHBA-në në këtë mbledhje në Astana, gjatë një bisede telefonike më 28 dhjetor me këshilltarin e ardhshëm për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.