Bora Zemani më në fund ka reaguar për situatën më të nxehtë të momentit dhe reagimi i saj nuk mund të ishte më domthënës dhe i bukur se kaq. Pasi një fans u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe e thirri Donaldin “maskara”, Bora ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku shkruan se Donaldi është njëri dhe mund të gabojë. Ajo u kërkon njerëzve mos ta gjykojnë dhe dëmtojë pasi as ajo nuk po e bënë diçka të tillë. Një reagim për tu duartrokitur pas gjithë gjesteve dhe mllefit që po shohim në rrjet.
“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, or mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora.