Morena tregon se kush fshihet pas luksit, dhe për sa para do të dilte nudo

Në një intervistë ekskluzive për revistën Class, Morena tregon se bashkëpunimi i radhës do të jetë me legjendën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.

Ajo gjithashtu ka treguar se pas jetës së saj përrallore qëndron Zoti .

Advertisement

Kush fshihet pas teje në këtë moment? Ai që të jep mundësinë të jetosh si në përrallë?

-Ai që më krijoi: Zoti.

Çfarë të fal më shumë lumturi?

-Asgjë s’më fal më shumë lumturi se familja ime pranë.

Çfarë të mungon më së shumti?

-Më së shumti, më mungon nëna dhe në ditët kur kujtoj fëmijërinë se si është të kesh një nënë në shtëpi.

Në një kopertinë ndërkombëtare, me foto nudo ose gjysmë, për sa do të pranoje?

-Unë e bëj se dua, ose s’e bëj se s’dua. Nuk varet nga shuma a diçka tjetër.

Kush fshihet pas teje në këtë moment? Ai që të jep mundësinë të jetosh si në përrallë?

-Ai që më krijoi: Zoti.

Thashethemi më i keq që ke dëgjuar për veten?

-Që kam ndërruar emrin (qesh).