Monika Kryemadhi merr urim nga Arditi

Monika Kryemadhi, deputetja e LSI-së dhe bashkëshortja e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, ka festuar dje ditëlindjen. Nënë e tre fëmijëve dhe me një karrierë të gjatë në politikë, Monika festoi 41 vjetorin.
Ajo është një nga figurat femërore më të njohura në jetën publike shqiptare, për aktivitetin e saj politik, por edhe për mbështetjen për bashkëshortin Ilir Meta.
Në ditën e lindjes, shumë miq të LSI-së i kanë dërguar urime, në rrjetet sociale, por një i veçantë vjen edhe nga një mik i familjes, një figurë tjetër publike siç është Ardit Gjebrea.
Ai i shpreh përzemërisht urime, Monës, në faqen e tij të Instagramit, bashkë me një buqetë!

Advertisement