Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga menopauza

Aktorja italiane Monica Belluccci e cila shpesh kryeson sondazhet si një prej femrave më të bukura në botë edhe pse tanimë është 51-vjeç insiston të deklarojë se nuk ka frikë nga plakja apo përqafimi i menopauzës.

Fakti që ka kaluar të 50-at e bën të mendojë se rreth saj po vërtitet edhe periudha e menopauzës, por rrëfen se nëse disa gra ndjehen të pikëlluara nga ardhja e kësaj faze, ajo është gati ta mirëpresë atë.

Advertisement

Për “Daily Mail”, Monica tha: “Menopauza është një gjë e natyrshme, nuk është sëmundje”. Sipas saj edhe pse trupi në fillim do të “çmendet”, kjo nuk do të thotë se pas një muaji apo një viti ai nuk do të jetë në rregull.