Rikthimi i Sherlock Holmes

Edhe pse duhen dy muaj nga premiera, BBC zbulon detajet e para të përmbajtjes së një prej prodhimeve të shumëpritura dhe të famshme kinematografike, Sherlock Holmes.

Episodi i ri vjen si një dhuratë për Krishtlindje për të gjithë fansat e një prej aventurave dhe personazheve emblematik në historinë e kinemasë.

Advertisement

Gjatë 90 sekondave zbulohet më në fund titulli, ai është “The abominable Bride”.

Data e shfaqjes është 1 Janari 2016, njëherësh në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fabula mbetet ende mister.

Ajo çfarë mund të kuptohet nga përmbajtja e këtij episodi, është se dy protagonistët Sherlock Holmes dhe Doctor Watson, Interpretuar nga Benedict Cumberbatch dhe Martin Freeman, udhëtojnë drejt një shtëpie të madhe gotike, ku Sherlock flet për misone vetëvrasëse dhe luftë, ku ai shfaqet më shumë i përhumbur se në episodet e kaluara.

Skena të frikshme, fantazma në korridoret e errëta, premtojnë një prodhim mistik televiziv. Sherlock Holmes “The abominable Bride”, do të pasohet nga episode të tjera, xhirimet e para janë menduar në pranverën e 2016.