Monica & Brandy – It All Belongs To Me

Brandy dhe Monica kanë realizuar "It All Belongs to Me", singëlli kryesor nga albumi i ri i Monica-s me titullin 'New Life'. Një version tjetër i këngës do të jetë pjesë edhe e albumit të ri të Brandy-t. Nëse këtë këngë e shohim pa e krahasuar me këngën e parë "The Boy Is Mine", është padyshim një këngë triumfuese. Vajzat e performuan live këtë duet edhe në Pre-Grammy Gala në Beverly Hills e gjithashtu sot (13.02.2012) do të fillojnë xhirimet për klipin nën regjinë e Chris Robinson. Nëse jeni kuriozë t’a dëgjoni duetin e ri të vajzave ja tek e keni ☺.

 

Advertisement