Fotoja duket se është shkrepur nga një ekran TV-je apo kompjuteri dhe e tregon Princeshën e Popit të rrethuar nga një rreth mikrofonash. Fotoja është publikuar pikërisht mbrëmë (23.01.2011), në të njëjtën kohë që këngëtarja hyri në historinë e charteve amerikane, pasi u rendit në vendin e parë në Billboard Hot 100 Singles. Zonja Spears është artistja e dytë që në historinë 52 vjeçare të Billboard renditet në vendin e parë të klasifikimit, pas vetëm një jave nga publikimi i singëllit të ri. Singëlli tjetër që u rendit në vendin e parë, brenda vetëm një jave është ai me titull “3” i vitit 2009. HOLD IT AGAINST ME është singëlli i katërt i artistes që është renditur në vend të parë, pasi janë renditur në krye edhe BABY ONE MORE TIME dhe WOMANIZER.
Artistja e vetme që ka mundur të renditet e para më tepër se një herë, që në javën e parë të publikimit të singëllit ka qenë Mariah Carey me FANTASY dhe ONE SWEET DAY në vitin 1995 dhe me HONEY në vitin 1997. Ndërkohë sipas Nielsen SoundScan, Britney ka fituar dhe në fushën e download-eve dixhitale në javën e parë me 411.000 kopje, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Taylor Swift me 325.000 kopje dixhitale të downloaduara për TODAY WAS A FAIRYTALE.