Moderatorja Arjola Shehu i rikthehet dashurisë së parë (Foto)

    0
    Moderatorja Arjola Shehu i rikthehet dashurisë së parë (Foto)

    Sa bukur!

    Arjola Shehu nuk do mjaftohet vetëm me emisionin “Kush Vjen Për Drekë”. Ajo do të nisë, ose më mirë rinisë një tjetër projekt. Edhe pse është shumë e njohur për publikun që me programin e saj në IN tv, prezantimi i “Këngës Magjike” e ka kthyer në një nga prezantueset më të suksesshme. Megjithatë, ky sukses në ekran nuk e ka larguar nga dashuria e parë, radioja.

    Ajo ka postuar një foto në një studio radiofonike dhe shkruan që po përgatitet për rikthimin e saj në radio.

    Nuk ka zbuluar më shumë hollësi, por siç thotë Arjola duhet të qëndrojmë të sinkronizuar. Të marrim vesh nëse do e dëgjojmë para apo pas dreke.