Maye Musk futet në historinë e botës së modës si modelja më e re e “Cover Girl”, në moshën 69 vjeçare.

Ajo ka treguar se pas shumë vitesh admirimi për kompaninë e produkteve të kozmetikës, nuk ia kishte marrë mendja kurrë se do të pozonte për ta në moshën 69 vjeçare.

Advertisement

Ndoshta mbiemrin e saj e keni të dëgjuar, e jo më kot, pasi ajo është nëna e biznesmenit Elon Musk, njëkohësisht sipërmarrës i kompanisë së fuqishme “Tesla”. Tashmë, Maye Musk, është pjesë e emrave të mëdhenj që kanë pozuar për “Cover Girl” si Katy Perry, Taylor Swift, Sofia Vergara, etj.