Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas lajmit se nga Brazili importohet mish i kalbur. Në një deklaratë për media, Ministria thekson se nga Brazili është importuar mish pule dhe mish derri.

Ndërkohë, sipas informacioneve që publikon Ministria e Bujqësisë, theksohet se nga nëntori 2016 dhe deri tani nuk ka asnjë ngarkesë mish viçi në Shqipëri, duke qetësuar kështu konsumatorët shqiptarë.

Advertisement

“Duke marrë shkas nga ajo çfarë është shkruar në media mbi importin e mishit të viçit, të prishur në vendin tonë, nga Brazili, Ministria e Bujqësisë sqaron se, nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tone vetëm produktet mish pule dhe mish derri, si dhe nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi nga Brazili. Me qellim sqarimin e opinionit dhe qetësimin e konsumatorit, lutemi për publikimin e këtij informacioni.”, citohet në reagimin e MB-së.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim. Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Evropë dhe në vendet e tjera të botës.