Mbrëmjen që lamë pas këngëtarja Miriam Cani ka publikuar klipin e saj më të fundit, i cili ka shënuar edhe rikthimin e saj në muzikë pas një mungese të gjatë.
“Meteor” ka ardhur në fakt si një bashkëpunim i Miriamit me bashkëshorten e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt, Ajola Xoxën. Ajo është marrë me regjinë e klipit dhe këtë fakt e ka treguar edhe në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar disa nga konstelacionet e ndërtuara për klipin.
Ajo është komplimetuar mjaft për idetë dhe gjithashtu për realizimin. Miriami e ka vlerësuar bashkëpunimin me Ajolën si mjaft të frytshëm dhe ka theksuar se ajo ka një shpirt artisti.