Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë çifti më i ëmbël që njohim.

Ata janë ndër çiftet që mund ta thuash me plot gojë se simbolizojnë një dashuri krejt të veçantë dhe plot pasion.

Advertisement

Pasi sollën së bashku duetin “Dhurata”, dedikuar vajzës së tyre Ameli, dyshja do të publikojë një tjetër këngë që me gjasa do të bëj vend në zemrat e publikut.

Këtë fakt e ka zbuluar Miriami e cila me anë të postimit të një foto në llogarinë e saj në Instagram shfaqet në krahët e Albanit dhe na lajmëron se data  25 dhjetor, pikërisht dita e Krishtlindjeve, do të jetë data e publikimit të duetit të ri.