Miqtë e Lovatos të shqetësuar për lidhjen e saj: Do e kthejë tek droga!

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Demi Lovato ka bërë publike lidhjen e saj të re të dashurisë me modelin Austin Wilson.

Përmes instagramit të dy publikuan foto duke u puthur me njëri-tjetrin duke dhënë në këtë mënyrë konfirmimn e kësaj historie dashurie.

Advertisement

Por duket se miqtë e afërt e këngëtares janë skeptik dhe të frikësuar për këtë lidhje të saj, pasi modeli është konsumues i lëndëve narkotike. Ata druhen se Demi, e cila tashmë është e rehabilituar mund t’u  kthehet sërish përdorimit të tyre.

 “Ai po krijon pengesa në grupin tonë shoqëror. Ai nuk është personi i duhur për të. Ajo që më frikëson është se Demi do t’i kthehet zakoneve të saj të vjetra, prej të cilave bëri një luftë të madhe për të dalë. Ajo është e ‘çmendur’ pas tij. Demi gjithmonë është tërhequr nga djemtë mashtrues. Pavarësisht se ne dalim bashkë dhe Austin na respekton, ai është sërish një influencë e keqe, pasi vetëm e përdor atë.”- është shprehur një mik i afërt i këngëtares për mediat e huaja.

/Opinion.al/