Miqtë e Cara Delevingne po kërkojnë me dëshpërim që ajo të shkojë në rehabilitim

Miqtë e Cara Delevingne janë aq të shqetësuar për të saqë po kërkojnë me dëshpërim që ajo të shkojë në rehabilitim, raportoi TMZ të premten.

Burimet i thanë gazetës se miqtë e supermodeles janë të shqetësuar, sepse ajo po lufton me një kombinim të problemeve të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave. Në fillim të kësaj jave, mikesha dhe kolegia e yllit të “Suicide Squad”, Margot Robbie, u pa duke u larguar nga shtëpia e modeles në Los Anxhelos duke qarë.

Advertisement

Përfaqësuesit e Robbie nuk kanë komentuar pse ajo u shfaq aq e mërzitur, por fotot e aktores në lot nxitën spekulime se kishte të bënte me problemet serioze të Delevingne.

Cara nuk e ka konfirmuar nëse po përballet me varësinë ndaj substancave, por ka rrëfyer vetëm se ka pasur probleme të tilla në të kaluarën. Megjithatë, sjellja e saj në muajt e fundit ka ngjallur shqetësim.