Publikohet një foto ekskluzive e Blake Lively në filmin e saj më të ri “The Age of Adaline”, filmi ku ajo luan rolin e një gruaje që mbetet 29-vjece për 80 vjet dhe ku ka për miq të ngushtë dy qen (njëri prej të cilëve në foto).
Qentë e quajtur Hunter dhe Riley janë zgjedhur për cilësitë e tyre të vecanta.
Për shembull, specialiteti i Riley është që kur shtrihet mund të qëndrojë i kthyer vetëm nga njëra anë.
Ndërsa Hunter është zgjedhur për entuziazmin e tij, që e shfaqi menjëherë duke i kërcyer në prehër aktores.
“Gjatë provave, Blake hapi derën dhe qeni iu hodh në prehër për ta përshëndetur. Kur nisëm xhirimin, edhe pse Blake e kishte harruar radion që tërheq qenin me tingujt e saj, Hunter e përshëndeti po njësoj.”