Ministrja australiane e Shëndetësisë, Kujdesit ndaj të Moshuarve dhe Sporteve, Sussan Ley dha dorëheqjen sot në prag të një skandali të shfrytëzimit të të drejtave të udhëtimit që ka detyruar kryeministrin australian, Malcolm Turnbull të krijojë një autoritet të pavarur për shpenzimet parlamentare.

Javën e kaluar u zbulua se Ley kishte marrë paratë e udhëtimeve zyrtare të financuara nga taksapaguesit  për përdorim personal, ku ajo bleu një apartament dhe mori pjesë në ceremonitë festive të mbrëmjes së Vitit të Ri.

Advertisement

Turnbull tha se Ley kishte marrë vendimin për dhënë dorëheqjen pas diskutimeve të shumta.

“Ajo ka marrë një vendim që është, besoj, në interes të qeverisë”, tha ai për gazetarët në Sidnej.

“Si politikanë, deputetë dhe ministrat, duhet të jemi sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm me paratë e taksapaguesve … Ne kemi të bëjmë me paratë e të tjerëve”, përfundoi Turnbull.