Pas mbylljes deri në datën 9 janar të të gjitha institucioneve arsimore për shkak të motit të keq dhe situatës gripale që ka përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që mbyllja të zgjasë deri në datën 16 janar.

Në lajmërimin për shtyp, MSH shkruan: “Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të Nenit 102, Pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të Nenit 7, Pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot, më 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017”.

Advertisement