Miley Cyrus fejohet përsëri?

Rikthimi i Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth do të gëzonte të gjithë fansat e tyre, por duket se dyshja është në rrugën e duhur.

Ish-çifti, i cili i dha fund fejesës së tyre në 2013 pas 5 vitesh bashkë, është fotografuar në fillim të këtij muaji duke u puthur në një koncert në Australi dhe tashmë Cyrus mban në gishtin e saj të fejesës një unazë gjigante diamanti.

Advertisement

Teksa ka qenë në aeroportin e Nju Jorkut në fundjavë, ajo është parë duke mbajtur në dorë një çantë të madhe me ngjyra ku është dalluar qartë edhe unaza e saj.

Ende nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes për këtë fejesë, por kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.