E rëndësishme është që janë shumë të lumtur bashkë!
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund fejesës në vitin 2013, për t’u ribashkuar në janar të 2016-ës, dhe që atëhere kanë qenë të pandarë.
Sipas raporimeve të fundit, thuhet se ata edhe mund te jenë martuar në Australi (Byron Bay) gjatë vitit të ri, kur Miley vizitoi familjen e Liam.
NW Magazine dhe Daily Mail shkruajnë se ata kanë organizuar një ceremoni private, larg kamerave dhe paparacëve.
“Byron Bay është një vend kaq special për ta, kështu që u pa si i duhuri. Aty ata kuptuan që s’jetonin dot pa njëri- tjetrin dhe vendosën ta çonin marrëdhënien e tyre drejt një stadi tjetër.” tha një burim i afërt me ta.
Ndërkohë, çifti ishte gjithë buzëqeshja teksa festonin ditëlindjen e 28-të të Liam gjatë fundjavës.
Edhe pse nuk kemi asgjë të konfirmuar nga vetë ata, na ngelet vetëm të shpresojmë se këto thashetheme janë të vërteta.