Milani do të sjellë një futbollist të ri gjatë merkatos së janarit, por nuk bëhet fjalë për një lojtar që do të ndikojë në lojën e kuqezinjve.

Është Marco Storari, portieri i Kaljarit ai që do të rikthehet të veshë fanelën kuqezi në moshën 40-vjeçare.

Advertisement

Adriano Galliani ka arritur që të mbyllë shkëmbimin e portierit Gabriel me veteranin italian. Braziliani i ri kërkonte të aktivizohej më shumë, por me portën e zënë nga Donnarumma, e kishte të pamundur. Për këtë arsye erdhi edhe ideja e këtij shkëmbimi pa asnjë kosto për klubet.

“Nuk prisja që të kthehesha te Milani. Ishte një tratativë që lindi rastësisht”,- deklaroi Storari pas mbërritjes në Milano.

Galliani, administratori i deleguar i Milanit deri në momentin që do të mbyllet shitja e kuqezinjve te kinezët, e ka bërë të qartë se në merkato nuk do të shpenzohet dhe për këtë arsye, mënyra e vetme për të sjellë futbollistë do të jetë huazimi ose shkëmbimet.