Mila Kunis kujton muajin e mjaltit me Ashton Kutcher, një makth i vërtetë!

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë një çift shumë simpatik dhe marrëdhënia e tyre duket e përsosur, por muaji i mjaltit… jo!

E ftuar në The Tonight Show, Mila tregoi historinë e muajit të mjaltit të saj që u kthye në një makth të vërtetë. Si fillim ky nuk ishte një muaj mjalti tipik vetëm për ata të dy, por aktori mori dhe prindërit e tij me vete në një makinë kampingu për të shkuar në një park kamperash në Napa të Kalifornisë. Ah po, Mila ishte ndërkohë 10 muaj shtatzënë.

Advertisement

“Tetë orë udhëtim në kamperin tonë, dhe kishim ende rrugë për të bërë kur kondicioneri u prish në Bakersfield dhe temperatura ishte 43 gradë”, -tha ajo. “Për pak sa s’vdiqëm në anë të rrugës ku na çoi Apple Maps, s’ishte as rrugë normale, ishte një rrugë e ngushtë përgjatë malit. Na duhej të zbrisnim nga makina dhe të ecnim katër kilometra, ndërkohë që vjehrri im ngiste makinën dhe Ashton e udhëzonte ku të kalonte, pasi ishin rrëzuar gurë të mëdhenj. Më lejoni të them, kjo ishte vetëm dita e dytë.”

Dhe nuk mbaron me kaq…

“Vjehrra ime e mrekullueshme zgjodhi në cilin park do qëndronim, por jo nëpërmjet internetit. Si ta them, përdori libra të vjetër”, -vazhdoi Mila. “Na tha se ‘Do qëndrojmë në Napa, do jetë bukur’ dhe unë e besova. Më lejoni përsëri të them se ky park ishte një orë larg Napas dhe kishte dy burgje, në rregull? Po pra, aty përfundoi udhëtimi ynë. Dhe im shoq më pa në sy e me tha ‘Heq dorë!’ dhe ia ktheva ‘Edhe unë!”.