Michael Jordan me i pasur se Kim Kardashian

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, vlen më shumë se sa ylli i famshëm, Kim Kardashian. Ish-lojtari i “Chicago Bulls”, ka një pasuri prej rreth 2.2 miliardë dollarësh, ndërsa Kim Kardashian një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh. Jordan u bë një super yll gjatë viteve 1990 dhe tani është një biznesmen i suksesshëm, me gamën e tij të veshjeve ‘Jordan’ duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm. 58-vjeçari luajti 15 sezone në NBA dhe fitoi gjashtë kampionate me “Chicago Bulls”. Biografia e tij në faqen zyrtare të NBA thotë: “Me brohoritje, Michael Jordan është basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave”.

Advertisement