Michael Jackson synon bashkepunimet me Will.I.Am dhe Ne-Yo

Këngëtari është rikthyer në studio për të regjistruar këngë te reja përpara se të fillojë 50 koncertet live në stadiumin O2 të Londrës. Sigurisht që po thërret për bashkëpunim njerëz me peshë në muzikë, në mënyrë që të nxjerrë një singëll super hit për këtë verë.  Sipas News of The World, Michael është duke u ndihmuar nga Will.I.Am dhe Ne –Yo, ndërkohë që Kanye West i ka dërguar një demo për aprovim. Të shohim se firmën e cilit prej artistëve që përmenden do  të mbajë singëlli i shumëpritur i Mbretit të Popit?

 

Advertisement