Thuhet se do të këndojnë së bashku në koncertin e parë të turneut. “E ku më mirë se gjatë turneut të tij botëror, mund t’a prezantonte djalin e tij në botën e muzikës? Ai koncert është shumë i pritur nga të gjithë. Megjithatë ende nuk është vendosur përfundimisht, sepse Michael gjithnjë ndryshon mendje”,- ka thënë dikush. Miq të këngëtarit mendojnë se pas kësaj performance at e bir fshihet një tjetër qëllim. Tërheqja e vëmendjes së njerëzve që po flasin mbi mos mundësitë e bërjes së të 50 koncerteve. Burimi ka thënë: ”Ai e di se njerëzit po thonë që nuk është në gjendje t’i bëjë të 50 datat. Mos prisni qe ai t’a pranojë publikisht një gjë të tillë”. Michael po planifikon që të ngjisë në skenë edhe Leona Lewis, që të këndojë pjesën e Janet Jackson në hitin e vitit 1995 “Scream”.