6 minuta lexim, 68% stress më pak

Një studim i ri realizuar nga Mindlab International në Universitetin e Sussex thotë se leximi funksionon më mirë dhe më shpejt për të qetësuar nervat sesa metodat e tjera si dëgjimi i muzikës, shëtitja në këmbë apo pirja e një filxhani çaj.Psikologët mendojnë se shkak për këtë rezultat është përqendrimi gjatë leximit, shkëputja në një botë tjetër. Këto bëjnë që të lehtësohet tensioni në muskuj dhe zemër. Vullnetarët që morën pjesë në këtë studim u monitoruan teksa ju rritën nivelet e stresit dhe rrahjet e zemrës nëpërmjet një sërë testesh dhe ushtrimesh përpara se të eksperimentoheshin një sërë metodash relaksimi. Si reaguan? Leximi funksionoi më mirë se metodat e tjera të relaksit, e uli stresin me 68 %. Subjekteve ju kërkua që të lexonin në qetësi për vetëm 6 minuta. Rrahjet e zemrës u ulen, tensioni në muskuj po ashtu dhe vullnetarët rezultuan me nivele stresi më të ulët se sa kur filluan leximin. Dëgjimi i muzikës e ulte stresin me 61%, një filxhan çaj apo kafe me 54% dhe një shëtitje në këmbë me 42%. Vullnetarët që luajtën me video lojëra patëm ulje të stresit me 21%, por gjithsesi rrahjet e zemrës ishin më të larta se pika fillestare. Dr. Lewis që drejtoi këtë test tha: ”Të humbasësh në leximin e një libri është mënyra më e mirë e relaksit. Kjo metodë është veçanërisht nxitëse në këtë kohë krize, ku të gjithë duan të largohen nga realiteti. Leximi është më tepër se thjesht hutim. Është një ndërthurje e imagjinatës me fjalët e shkruara në libër, një stimulim i krijimit aktiv”.

Advertisement