Michael Jackson ft. Akon – Hold My Hand

Kjo është kënga e parë e publikuar pas vdekjes së Mbretit të Popit. Fillimisht kënga është regjistruar në vitin 2008 nga Michael, pasi ish menduar që të ishte singëlli i parë i albumit FREEDOM të Akon. Ky i fundit përfundoi vokalet në vitin 2010 dhe rezultati është me të vërtetë i mrekullueshëm. Bashkautori i këngës HOLD MY HAND, Claude Kelly, ka rrëfyer se kënga fillimisht ishte menduar për Whitney Houston, por Akon-it i pëlqeu aq shumë sa vendosi t’a mbajë për vetë. “Bota nuk ishte ende gati të dëgjonte këngën kur u regjistrua para ca vitesh. Tani është koha e duhur. Është një këngë himn e mrekullueshme. Jam shumë krenar që pata mundësinë të punoja me Michael Jackson, njërin prej idhujve të mi”,- ka thënë Akon.
Advertisement